• e martë, 24 dhjetor 2024

Nikollovski: Në fokus është modernizimi i infrastrukturës dhe avancimi i lidhjes rajonale

Nikollovski: Në fokus është modernizimi i infrastrukturës dhe avancimi i lidhjes rajonale

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim pune me drejtorin e Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese, Matej Zakoshnjek, në të cilin u bisedua për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkësisë Transportuese që është në përputhje me procesin e filluar të integrimit në strukturat evropiane, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. 

Ministri Nikolloski e ka potencuar rëndësinë e realizimit të projekteve në pjesën e infastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridoreve 8, 10 dhe 10 si pjesë e Rrjetit Evropian të Korridoreve Transportuese. Ai ka siguruar për angazhimin e fuqishëm të Qeverisë për avancimin dhe modernizimin e të njëjtave. 

Në takim u hapën edhe çështje për bashkëpunim më të madh dhe lidhje me vendet e rajonit. 

"Besoj se Marrëveshja për krijimin e një bashkësia transportuese në afat të gjatë do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit, shpenzime më të ulëta dhe cilësi më të mirë të shërbimeve për përdoruesit e transportit, duke hapur tregjet dhe duke forcuar konkurrencën. Shpresoj se përmes zbatimit të Marrëveshjes për Bashkësinë Transportuese, rajoni do të integrohet plotësisht në familjen evropiane të transportit dhe do të plotësojë politikën e zgjerimit të Bashkësisë", theksoi në takim ministri Nikoloski. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR