Takim i kryetarit të Kuvendit Gashi me presidentin shqiptar, Begaj
- Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot do të ketë takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
- Post By Besnik Shuki
- 07:27, 13 qershor, 2024

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot do të ketë takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gashi, përveç takimit me presidentin shqiptar, do të realizojë takime edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Methju Loson, si dhe me ambasadoren gjermane në vend, Petra Dreksler. bsh/
Foto: MIA arkiv