• e premte, 05 dhjetor 2025

Presidentja Siljanovska Davkova në varrimin e Papa Françeskut

Presidentja Siljanovska Davkova në varrimin e Papa Françeskut

Shkup, 26 prill 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të marrë pjesë në meshën mortore kushtuar Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, që do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Mesha do të drejtohet nga Shkëlqesia e Tij Kardinali Xhovani Batista Re, Dekan i Kolegjit të Kardinalëve.

Në përcjelljen e fundit të Papës në Sheshin e Shën Pjetrit, siç u njoftua nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, është njoftuar prania e shumë udhëheqësve botërorë - presidentë dhe kryeministra, anëtarë të familjeve mbretërore, udhëheqës fetarë dhe rreth 200,000 besimtarë.

Papa Françesku me kërkesë të tij, do të varroset në Bazilikën e Santa Maria Maxhore në Romë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR