Ndërroi jetë i lënduari në këmbimin e zjarrit në Bit Pazar
- Ndërroi jetë personi i plagosur në këmbimin e zjarrit që ndodhi sot pasdite pranë stacionit policor Bit Pazar, konfirmoi MPB-ja për MIA-n.
- Post By Besnik Shuki
- 19:33, 25 prill, 2025
Shkup, 25 prill 2025 (MIA) - Ndërroi jetë personi i plagosur në këmbimin e zjarrit që ndodhi sot pasdite pranë stacionit policor Bit Pazar, konfirmoi MPB-ja për MIA-n.
"Lidhur me të shtënat në Bit Pazar, ju informojmë se i plagosuri A.S. (31) iu nënshtrua lëndimeve", njoftoi MPB.
Siç informuan paraprakisht nga policia, sot rreth orës 14:00, kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri në rrugën Vojdan Çernodrinski në Bit Pazar.
U konstatua se bëhej fjalë për një shkëmbim zjarri të armatosur, ndërsa një person, i cili u lëndua, u transportua urgjentisht në Qendrën Klinike në Shkup.
"Sot (25.04.2025) rreth orës 14:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën 'Vojdan Çernodrinski' në zonën e Bit Pazarit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nëpunësit policorë nga Stacioni policor i Bit pazarit kanë dalur në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një shkëmbim zjarri të armatosur, pas çka një person ka mbetur i plagosur dhe është transferuar në Qendrën Emergjente pranë kompleksit klinikë 'Nënë Tereza'", u theksua në kumtesën e MPB-së.
Prej atje shtojnë se në vendngjarje janë gjetur më shumë gëzhoja dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. bsh/
Foto: MPB