Moti me diell dhe më ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë mesatare
- Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Shkup, 12 prill 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 14 deri në 21 gradë.
Në Shkup, me diell dhe më ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë 21 gradë.
Të hënën do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm. Nga e marta do të vijojë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme, ndërsa të enjten do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave.
Deri të enjten do të fryjë erë juglindore, e cila të hënën dhe të martën do të përforcohet, përgjatë lumit Vardar me shpejtësi mbi 60 km/orë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s