• e mërkurë, 14 maj 2025

Arrestohet shoferi i cili me makinë goditi një këmbësor në Shkup

Arrestohet shoferi i cili me makinë goditi një këmbësor në Shkup

Shkup, 26 prill 2025 (MIA) - Në Shkup, në orën 01:00, policët nga SPB Shkup arrestuan E.J. (31) nga Shkupi i cili mbrëmë në orën 20:30, në një rrethrrotullim në rrugën "Kiril dhe Metodij", rrugën "Mitropoliti Teodosij Gologanov" dhe rrugën "Kosturski Heroi", me makinën "fonksvagen" me targa të Shkupit, të cilën e drejtonte, goditi këmbësorin GJ.P.(87) nga Shkupi.

MPB njoftoi sot se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër E.J. do të paraqitet një raport adekuat.

Këmbësori i lënduar mbrëmë me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore u dërgua në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë", ku iu diagnostikuan lëndime të rënda. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR