• e shtunë, 29 qershor 2024

Takim Gerapetritis-Fidan në margjinat e Samitit të PBEJL-së në Shkup

Takim Gerapetritis-Fidan në margjinat e Samitit të PBEJL-së në Shkup

Athinë, 14 qershor 2024 (MIA) - Në margjinat e Samitit të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore ( PBEJL), që u mbajt dje në Shkup, takim realizuan ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Turqisë, Jorgos Gerapetritis dhe Hakan Fidan, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, në takimin që zgjati rreth 20 minuta, u diskutua për situatën në Lindjen e Afërt, veçanërisht për rrjedhën e negociatave pas propozimit të SHBA-së për armëpushim në Gazë, u diskutua edhe për situatën në Ukrainë në prag të Konferencës së Paqes në Zvicër gjatë fundjavës, si dhe për çështje dypalëshe.

Ata u fokusuan në bashkëpunimin e dy palëve në çështjet e migracionit, si dhe u shqyrtua ecuria e marrëveshjes dypalëshe për dhënien e vizave turistike për shtetasit turq në dhjetë ishujt grekë.

Gerapetritis dhe Fidan, siç shkruan ANA-MPA, u takuan në prag të Samitit të NATO-s më 9 dhe 10 korrik në Uashington dhe ku u zhvillua takimi i ri i kryeministrit të Greqisë, Kirjakos Micotakis dhe presidentit të Turqisë. Rexhep Tajip Erdogan. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR