• e hënë, 01 korrik 2024

Obama mbron Bajdenin: Ndodhin edhe netë të këqija gjatë debatit

Obama mbron Bajdenin: Ndodhin edhe netë të këqija gjatë debatit

Uashington, 29 qershor 2024 (MIA) - Ish presidenti i SHBA-së, Barak Obama ka pranuar se presidenti demokrat Xho Bajden ka pasur performancë “të keqe” në debatin kundër republikanit Donald Tramp.

“Ndodhin edhe netë të këqija debati. Më besoni, e di”, shkroi Obama në platformën X.

Ai theksoi se këto zgjedhje janë ende një zgjedhje mes dikujt që ka luftuar gjatë gjithë jetës për njerëzit e thjeshtë dhe dikujt që kujdeset vetëm për veten. "Ajo natë këtë nuk e ndryshoi", theksoi Obama.

Debati i parë mes kandidatëve presidencial në zgjedhjet e ardhshme në SHBA mes Bajdenit dhe Trampit u mbajt para dy netësh në studion e Si-En-En-it. Mendimi i përgjithshëm i publikut amerikan dhe botëror është se Tramp dukej shumë më i mirë dhe më bindës.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR