• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Izraeli para dy ditësh zhvendosi rreth 60.000 njerëz nga Gaza

KB: Izraeli para dy ditësh zhvendosi rreth 60.000 njerëz nga Gaza

Nju Jork, 29 qershor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stefan Duzharik deklaroi se Izraeli të enjten ka zhvendosur të paktën 60.000 njerëz nga qyteti i Gazës.

“Partnerët humanitarë raportojnë zhvendosje të reja. Të enjten, ushtria izraelite urdhëroi njerëzit që jetojnë në 28 blloqe banimi në zonat në lindje të qytetit të Gazës të evakuohen menjëherë, duke zhvendosur të paktën 60.000 njerëz nga kjo zonë e cila shtrihet mbi shtatë kilometra katrorë”, u tha Duzharik gazetarëve.

Ai shtoi se Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare raportoi se që nga e enjtja, autoritetet izraelite kishin lejuar më pak se gjysmën e 100 misioneve të planifikuara humanitare për të arritur në Gazën veriore.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR