• e hënë, 01 korrik 2024

Që nga fillimi i invazionit ndaj Gazës janë dëmtuar më shumë se 500 automjete të blinduara izraelite

Që nga fillimi i invazionit ndaj Gazës janë dëmtuar më shumë se 500 automjete të blinduara izraelite

Tel Aviv, 29 qershor 2024 (MIA) - Më shumë se 500 automjete të blinduara izraelite janë dëmtuar në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës, shkruan gazeta izraelite në gjuhën hebraike Maariv.

Në artikullin thuhet se ushtria izraelite ka krijuar dy qendra logjistike në Gazë për të riparuar automjetet e dëmtuara në luftimet me grupet palestineze.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të tij thuhet se morën njoftime javore mbi statusin e furnizimeve ushtarake pasi lufta kundër Hamasit në Gazë shpenzoi shumë më tepër armë sesa priste ushtria izraelite.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës së presidentit amerikan Xho Bajden, siç publikoi Uashington post, SHBA ka dhënë 6.5 miliardë dollarë ndihmë të sigurisë për Izraelin që nga fillimi i sulmit në Rripin e Gazës. Në raport thuhet se pothuajse gjysma e shumës është siguruar vetëm muajin e kaluar.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR