Në Meksikë vritet edhe një gazetar
- Në Meksikë është vrarë gazetari Viktor Kulebro Morales (39) i cili ka qenë kryeredaktor i portalit të lajmeve Realidades me më shumë se 20.000 abonentë në Fejsbuk.
- Post By Fami Bajrami
- 13:18, 29 qershor, 2024

Meksiko Siti, 29 qershor 2024 (MIA) - Në Meksikë është vrarë gazetari Viktor Kulebro Morales (39) i cili ka qenë kryeredaktor i portalit të lajmeve Realidades me më shumë se 20.000 abonentë në Fejsbuk.
Trupi i Moralesit u gjet në një rrugë midis qyteteve Ariaga dhe Hikipilas, në jug të vendit, kumtoi Zyra e prokurorisë.
Kanë nisur hetimet lidhur me vrasjen.
Në trupin e gazetarit ka pasur gjurmë plumbash dhe goditje, bëjnë të ditur mediat lokale.
Moralesi është djali i një politikani nga shteti Çiapas.
Nga viti 1994, më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë, vend i mbërthyer nga një valë dhune lidhur me krimin e organizuar.
Foto: arkivi i MIA-s