• e premte, 05 korrik 2024

Takim Erdogan - Micotakis sot në Ankara

Takim Erdogan - Micotakis sot në Ankara

Athinë, 13 maj 2024 (MIA) - Kryeministri grek Kirjakos Micotakis sot është për vizitë pune në Ankara dhe pasdite do të takohet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në kuadër të vizitës së Micotakasit në Turqi, që njëherësh është edhe takim kthyes pas vizitës së Erdoganit në Athinë në dhjetor të vitit të kaluar, edhe kryeministri grek edhe presidenti turk e theksuan nevojën e ekzistimit të komunikimit mes të dyja palëve dhe dialogut me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe edhe krahas mospajtimeve të cilat ekzistojnë për çështje të caktuara. 

Presidenti turk në intervistën e djeshme për gazetën greke "Katimerini" porositi se Turqia dhe Greqia, nuk ndajnë vetëm gjeografi të njëjtë, por edhe shumë elemente të përbashkëta me dimension historik, por edhe pse ekzistojnë çështje për të cilat nuk pajtohen të dyja palët, nuk është i vogël numri i çështjeve për të cilat mund të pajtohen. 

Theksoi se "qëllimi është i thjeshtë: duke i zgjidhur problemet ta fuqizojmë miqësinë tonë dhe ta ngritim nivelin e marrëdhënieve tona dypalëshe në nivel të lartë historik". 

"Duke folur haptas dhe guximshëm për të gjitha çështjet mund të bëjmë hapa në drejtim të zgjidhjes. Shtyrja nuk i zgjidh problemet. Është e nevojshme që të tejkalohen me guxim dhe të tregohet vullnet për zgjidhje", theksoi Erdogan.

Shtoi se është e nevojshme që t'i zbusin marrëdhëniet mes të dyja palëve, "të cilat po bëhen përpjekje që të shtypen mes dy mureve dhe të rrënohen ato mure të cilat janë të mbushura me paragjykime". 

Në pyetjen kush ishte momenti më i mirë, ndërsa cili momenti më i keq në vitet e kaluara aq sa është në pushtet, Erdogani thotë se "pika më e ulët" është vendimi i Greqisë "t'i mbrojë dhe strehojë terroristët" pas përpjekjes për puç në vitin 2016, ndërsa "niveli më i mirë në marrëdhëniet është deklarata e Athinës", të cilën e nënshkruan të dyja palët në dhjetor të vitit të kaluar. 

"Kjo deklaratë e shënoi fillimin e fazës së re në marrëdhëniet e juaja. Gjithsesi, këtë nuk e vlerësojmë si të mjaftueshme dhe punojmë që të arrijmë në nivel më të mirë. Besoj se kjo deklaratë do të jetë bazë e marrëdhënieve greko-turke dhe shpresoj që do të arrijnë nivele të reja - rekorde", theksoi Erdogan.

Kryeministri grek të shtunën në intervistë për televizionin "Alfa" e theksoi nevojën që të ekzistojnë kanale të hapura me Turqinë, por edhe se është më mirë të bisedojnë, se sa të jenë në gjendje gatishmërie.

"Ne jemi të dënuar nga gjeografia të përpiqemi të gjejmë zgjidhje dhe të garantojmë një bashkëjetesë paqësore pa tensione të panevojshme, si ato që për fat të keq kemi pasur prej tre vitesh dhe gjërat duket se janë të balancuara që nga fillimi i vitit të kaluar dhe duket se marrëdhëniet greko-turke kanë hyrë në ujëra më të qeta dhe për këtë arsye nuk duhet të jetë një lajm kaq i madh që dy vendet fqinje të kenë komunikim dhe liderët, presidenti turk dhe kryeministri grek, të takohen rregullisht", tha Micotakis.

Sqaroi se ekzistojnë pozicione të ndryshme nga të dyja palët për dallimet, theksoi se Greqia nuk do të heqë dorë nga linjat e kuqe, gjithnjë duke u nisur nga e drejta ndërkombëtare, por edhe potencoi se ajo që për çështje të caktuara ekzistojnë mospajtime, nuk domethënë se nuk duhet të bisedojnë. 

Për vendimin e autoriteteve turke që manastirin Hora ta shndërrojmë në xhami, Micotakis tha se ishte "akt i panevojshëm dhe në një shkallë të caktuar provokues", theksoi që do të jetë një nga temat për të cilat do të bisedojë me Erdoganin në përpjekje që të shqyrtojë nëse mund të tërhiqet vendimi dhe theksoi se nuk është çështje që ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet greko-tuke sepse manastiri Hora është momument i trashëgimisë kulturore botërore. 

Micotakis dhe Erdogan në takimin e tyre të fundit në fillim të dhjetorit në Athinë nënshkruan Deklaratë të përbashkët për miqësi, por dhe një varg memorandume për bashkëpunim mes Greqisë dhe Turqisë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR