Tërmet me magnitudë 5,6 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në Afganistan
- Tërmet me magnitudë 5,6 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në Hindukush në Afganistan, kumtoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (QSEM).
- Post By Fami Bajrami
- 08:34, 16 prill, 2025

Islamabad, 16 prill 2025 (MIA) - Tërmet me magnitudë 5,6 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua në Hindukush në Afganistan, kumtoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (QSEM).
Tërmeti ishte në thellësi prej 121 kilometrash, ndërsa epiqendra ishte 164 kilometra në lindje të Baglanit, qytet me rreth 108.000 banorë.
Në këtë fazë nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s