• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tërmet me intensitet prej 6,3 ballë përsëri e goditi Afganistanin perëndimor

Tërmet me intensitet prej 6,3 ballë përsëri e goditi Afganistanin perëndimor

Herat, 11 tetor 2023 (MIA) - Një tërmet i ri i fuqishëm sot në mëngjes e goditi pjesën perëndimore të Afganistanit. 

Javën e kaluar në tërmetin në atë zonë humbën jetën më shumë se 2.000 persona, ndërsa shumë fshatra ishin rrafshuar.

Tërmet i ri me intensitet prej 6,3 ballë është regjistruar rreth 28 kilometra jashtë Heratit, kryeqyteti i provincës me po të njëjtin emër, në thellësi prej 10 kilometrave, njoftoi Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS).

Epiqendra e tërmetit të kaluar, të shtunën, ishte rreth 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit në provincën Herat, ndërsa kishte edhe disa lëkundje të njëpasnjëshme, duke përfshirë edhe tërmetin me intensitet prej 6,3 ballë të së shtunës. 

Autoritetet talebane njoftuan se më shumë se 2.000 persona kanë humbur jetën në provincën Herat gjatë lëkundjeve të mëparshme. Ata më vonë njoftuan se mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe  janë lënduar në lëkundjet e njëpasnjëshme, por nuk dhanë informacione të hollësishme. 

Për momentin nuk ka informacione për pasojat nga tërmeti i sotëm. fc/

Fotografia: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR