• e shtunë, 04 janar 2025

Të paktën nëntë persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën nëntë persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Deir Al Ballah, 1 janar 2025 (MIA) – Të paktën nëntë palestinezë janë vrarë sot në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, kumtuan personat zyrtarë, ndërsa lufta gati 15-mujore vazhdoi edhe në Vitin e Ri.

Në një sulm është goditur një shtëpi në zonën Xhabalia të Gazës veriore, pjesa më e izoluar dhe e dëmtuar rëndë e territorit, ku Izraeli ka kryer një operacion të madh që nga fillimi i tetorit.

Ministria e shëndetësisë e Gazës kumtoi se shtatë persona, përfshirë një grua dhe katër fëmijë, u vranë, ndërsa të paktën dhjetë u plagosën.

Në një sulm tjetër gjatë natës në kampin e refugjatëve Bureixh në qendër të Gazës, kanë vdekur një grua dhe një fëmijë, kumtoi Spitali Al-Aksa, ku u sollën trupat e tyre.

Lufta filloi pasi militantët e Hamasit kryen një sulm terrorist në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbyer rreth 250.

Rreth 100 pengje janë ende në Gazë, por një e treta e tyre dyshohet se janë të vdekur.

Në përgjigje të sulmit terrorist të Hamasit, Izraeli nisi një luftë në Gazë, me ç'rast u vranë më shumë se 45.000 palestinezë në ofensivat ajrore dhe tokësore, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR