• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën 26 ushtarë nigerianë u vranë dhe tetë u plagosën në një pritë nga grupet kriminale

Të paktën 26 ushtarë nigerianë u vranë dhe tetë u plagosën në një pritë nga grupet kriminale

Kano, 15 gusht 2023 (MIA) - Të paktën 26 anëtarë të forcave nigeriane të sigurisë janë vrarë dhe tetë janë plagosur në një pritë nga persona të armatosur në Nigerinë qendrore, deklaruan sot dy burime ushtarake, njoftuan mediat franceze.

Në Nigerinë qendrore, ushtria po lufton kundër grupeve kriminale.

Sulmi ka ndodhur pardje në mbrëmje dhe helikopteri për evakuimin e të plagosurve është rrëzuar mëngjesin e sotëm në zonën ku ishte ngritur prita, shtoi zëdhënësi i Forcave Ajrore në një njoftim për shtyp.

Ai nuk specifikoi nëse ekuipazhi dhe pasagjerët i mbijetuan rrëzimit të helikopterit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR