Të paktën 17 të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës
- Mbrojtja Civile Palestineze njoftoi sot se së paku 17 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës. Në sulmin në një shkollë në qytetin e Gazës, që besohet se strehonte persona të zhvendosur, u vranë 11 persona dhe 17 u plagosën.
- Post By Sara Ademi
- 11:31, 23 prill, 2025

Gaza, 23 prill 2025 (MIA) - Mbrojtja Civile Palestineze njoftoi sot se së paku 17 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës. Në sulmin në një shkollë në qytetin e Gazës, që besohet se strehonte persona të zhvendosur, u vranë 11 persona dhe 17 u plagosën.
"Midis të vdekurve ka gra dhe fëmijë," tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Mahmud Basal.
Katër persona u vranë kur ushtria izraelite sulmoi shtëpi në pjesën lindore të Gazës, kumtoi Mbrojtja Civile.
Në sulmin ndaj një shtëpie në Xhabalia, në veri, u vra një fëmijë, ndërsa një person tjetër u vra në një sulm në Kan Junis. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s