• e premte, 27 dhjetor 2024

Të paktën 11 të vdekur në ciklonin Gamane në Madagaskar, janë në kërkim tre persona

Të paktën 11 të vdekur në ciklonin Gamane në Madagaskar, janë në kërkim tre persona

 Antananarivë, 29 mars 2024 (MIA)  - Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në ciklonin tropikal "Gamane" që goditi ishullin e Madagaskarit këtë javë, ndërsa mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, kumtoi Zyra për Menaxhim me Katastrofa.

Cikloni Gamane, i cili e kaloi pjeësn veriore të Madagaskarit të mërkurën dhe të enjten, ka zhvendosur më shumë se 18.000 njerëz, ndërsa tre janë ende të zhdukur, bëri të ditur mbrëmë vonë Byroja Kombëtare për Menaxhim të Rrezikut dhe Fatkeqësive (NBRC). 

 Në veri të Madagaskarit janë rrëzuar ura dhe rrugë janë dëmtuar.

 "Gamane" është cikloni i parë që godet Madagaskarin këtë vit.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 


 
 

 

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR