• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stuhi në Mal të Zi, një i vdekur dhe një i lënduar

Stuhi në Mal të Zi, një i vdekur dhe një i lënduar

Podgoricë, 2 korrik 2024 (MIA) - Një punëtor ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në stuhinë që sot e goditi Malin e Zi, njoftoi RTCG.

Reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta kanë përfshirë Malin e Zi që nga mëngjesi i sotëm. Portali lokal Bar Info transmeton se në kantierin “Çelebiq” në Çanj e ka humbur jetën një punëtor në vinç, ndërsa nga era e fortë në Luka Bar ka rënë një vinç që e ka lënduar një person. 

Era shkuli dhe rrëzoi pemë në të gjithë Malin e Zi, shkatërroi pajisje në plazhet e bregdetit, dëmtoi automjete dhe për shkak të shiut të rrëmbyeshën, rrugët u përmbytën dhe u krijuan përrenj.

Policia i paralajmëroi qytetarët të mos udhëtojnë nëse nuk është e nevojshme. ls/ 

foto: Instagram "Podgoriçki vremeplov".

 

QËNDRONI TË LIDHUR