Starmeri mbërriti në Ukrainë për bisedime me Zelenskin
- Kryeministri britanik Kir Starmeri mbërriti sot në Ukrainë me premtimin se do të ndihmojë në garantimin e sigurisë së vendit për një shekull, vetëm disa ditë para se Donald Trampi të marrë detyrën.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:57, 16 janar, 2025
Kiev, 16 janar 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmeri mbërriti sot në Ukrainë me premtimin se do të ndihmojë në garantimin e sigurisë së vendit për një shekull, vetëm disa ditë para se Donald Trampi të marrë detyrën.
Qeveria britanike njoftoi se Starmeri dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do të nënshkruajnë marrëveshje për "partneriteti njëqindvjeçar" në Kiev, e cila do të përfshijë fusha të tilla si mbrojtja, shkenca, energjia dhe tregtia.
Udhëtimi i paparalajmëruar i kryeministrit britanik në Ukrainë është vizita e tij e parë në vend që nga ardhja në pushtet në korrik të vitit të kaluar. Ai vizitoi Ukrainën në vitin 2023, kur ishte lider i opozitës, dhe më pas pati dy bisedime me Zelenskin në rezidencën e kryeministrit britanik në Dauning Strit 10 në Londër.
Britania e Madhe, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kievit, ka siguruar ndihmë ushtarake dhe civile për Kievin me një vlerë 12.8 miliardë funta që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën gati tre vjet më parë.
Përveç kësaj, Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar gjithashtu mbi 50.000 ushtarë ukrainas në territorin britanik. Starmeri pritet gjithashtu të njoftojë edhe ndarjen e 40 milionë funtave britanikë në ndihmë për rindërtimin e vendit të pasluftës.
Foto: Arkivi i MIA-s