• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Starmer: Tarifat e Trampit me gjasë do ta godasin Britaninë e Madhe

Starmer: Tarifat e Trampit me gjasë do ta godasin Britaninë e Madhe

Londër, 1 prill 2025 (MIA) - Kryeministri britanik, Kir Starmer tha se ka të ngjarë që tarifat e Donald Trampit të godasin Britaninë e Madhe dhe u zotua të veprojë në interesin kombëtar si përgjigje.

Starmer potencoi se tarifat hakmarrëse ishin të mundshme, por theksoi se nuk donte të shihte një luftë tregtare.

"Mbretëria e Bashkuar do të përpiqet të ofrojë një lirim", tha sekretari afarist Xhonatan Rejnolds, por ai nuk mund të jepte një kornizë kohore se kur ai priste që taksat mbi importet në Mbretërinë e Bashkuar të ndryshonin.

Trampi nesër duhet të zbulojë tarifa masive për mallrat nga e gjithë bota, një ngjarje që presidenti amerikan e ka quajtur "dita e çlirimit".

Qeveria e Starmerit është përpjekur të negociojë për marrëveshje ekonomike me SHBA për të cilën shpreson se mund të mbrojë bizneset britanike nga ndikimet më të këqija të planeve të Trampit.

Kryeministri shtoi se "të gjitha opsionet mbeten në tryezë" si përgjigje. Starmer deklaroi se shpreson që marrëveshja që po negociohej me SHBA-në do të lehtësonte tarifat.

"Mbrojtja jonë, siguria jonë, inteligjenca jonë janë të lidhura në një mënyrë që asnjë shtet tjetër nuk ka lidhje. Domethënë, është qartësisht në interesin tonë kombëtar që të kemi një marrëdhënie të ngushtë pune me SHBA-në, të cilën e kemi pasur për dekada dhe unë dua të siguroj se do ta kemi edhe për dekadat e ardhshme", tha Starmer.

Ai shtoi se "bisedimet për marrëveshje ekonomike normalisht do të zgjasin muaj ose vite, por "në pak javë ne jemi shumë të avancuar në ato diskutime".

Trampi veçmë paralajmëroi se do të vendoset një taksë importi prej 25 për qind për të gjitha automjetet e importuara në SHBA, një masë që do t'i japë një goditje industrisë automobilistike në Mbretërinë e Madhe. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR