• e enjte, 04 dhjetor 2025

Spanja u ndaloi hyrje ministrave izraelitë Smotriç dhe Ben Gvir

Spanja u ndaloi hyrje ministrave izraelitë Smotriç dhe Ben Gvir

Madrid, 9 shtator 2025 (MIA) - Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Hoze Manuel Albares, sot kumtoi se vendi i tij u ka ndaluar hyrje ministrave izraelitë të Sigurisë Kombëtare dhe të Financave, Itmar Ben Gvir dhe Bezagel Smotriç.

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës po ashtu i ka bërë thirrje ambasadorit të saj në Tel Aviv në konsultime si përgjigje të akuzave për antisemitizëm.

Vendimi i Spanjës vjen pesë javë pasi që ministrave Ben Gvir dhe Smotriç u është ndaluar hyrja në Holandë, ndërsa dy ministrave u është ndaluar hyrja edhe në Slloveni dhe Belgjikë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR