Sondazh: Shumica e banorëve të Grenlandës janë kundër bashkimit me SHBA-në
- Shumica e banorëve të Grenlandës janë kundër shkëputjes nga Danimarka dhe bashkimit me SHBA-në, sipas sondazhit më të ri të zbaruar nga Varian, të porositur nga gazeta daneze "Berglinske" dhe gazetës së Grenlandës "Sercimuk".
- Post By Melahat Baftija
- 07:44, 29 janar, 2025
Uashington, 28 janar 2025 (MIA) - Shumica e banorëve të Grenlandës janë kundër shkëputjes nga Danimarka dhe bashkimit me SHBA-në, sipas sondazhit më të ri të zbaruar nga Varian, të porositur nga gazeta daneze "Berglinske" dhe gazetës së Grenlandës "Sercimuk".
Kjo është goditje për presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, i cili menjëherë pas marrjes së detyrës më20 janar, i intensifikoi përpjekjet për vendosjen e Grenlandës nëm administrimin amerikan.
Sipas rezultateve të anketës, 85 për qind e popullatës së territorit të pavarur arktik nuk dëshiron që të jetë pjesë e SHBA-së. Rreth gjashtë për qind kanë thënë se prefeojnë të jenë me Amerikën sesa me Danimarkën, ndërsa nëntë për qind janë të pavendosur.
Tramp këmbëngul që territori më i madh ishullor të bie nën administrimin e SHBA-së për shkaqe sigurie dhe refuzon të thotë se nuk do të përdorë forcë që ta realizojë këtë. Ai gjithashtu pohon se popullata e Grenlandës do të dëshironte të bëhet pjesë e SHBA-së. Interesi i tij për territorin rrjedh nga mandati i tij i parë.
"Njerëzit e Grenlandës nuk janë të kënaqur nga Danimarka. E dini, mendoj se janë të kënaqur me ne", tha Tramp më 21 janar.
Këtë qëndrim nuk e ndajnë liderët e Grenlandës dhe shumë prej tyre angazhohet për pavarësi. Edhe pse ishulli është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, 57.000 banorët e tij kanë autonomi më të thelluar.
"Nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë, kuptohet që dëshirojmë të jemi grenlandëzë", deklaroi paradokohe kryemistri i territorit, Mute B. Egede.
Ndërkohë, Danimarka po përpiqet të zbusë konfliktin me Trampin. Kryeministrja, Mete Frederiksen është sot në një turne në Berlin, Paris dhe Berlin për të marrë mbështetjen e aleatëve evropianë dhe për të kërkuar që ata të tregojnë unitet për këtë çështje, duke shmangur zemërimin e presidentit amerikan.
Sondazhi përfshin 497 intervista të kryera në internet nga 22 deri më 26 janar, duke përfshirë një ekzemplarë përfaqësues të qytetarëve të Grenlandës mbi moshën 18 vjeç. Gabimi statistikor për përgjigjet është rreth 3.1 për qind.
Sondazhi tregon gjithashtu se 45 për qind e grenlandezëve e shohin interesin e Trampit për Grenlandën si kërcënim, raportoi "Berglinske". Vetëm rreth tetë për qind do të pranonin një pasaportë amerikane nëse do të duhej të zgjidhnin menjëherë midis shtetësisë daneze dhe amerikane. mb/
Foto: pritnskrin