• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sofja reagon dhe akuzon Shkupin për “provokim dhe fyerje”

Sofja reagon dhe akuzon Shkupin për “provokim dhe fyerje”

Sofje, 19 shtator 2024 (MIA) - Kabineti i presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje kanë reaguar ndaj, siç thuhet, "kualifikimeve fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga funksionarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Manipulimi me faktet dhe reagimet histerike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) nuk ngjallin optimizëm se fqinji ynë jugperëndimor dëshiron që në marrëdhëniet me Bullgarinë të largohet nga fusha e provokimeve dhe skandaleve të orkestruara. Dialogu i hapur dhe konstruktiv, madje edhe në një takim joformal, siç u mbajt mes presidentëve të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut më 13 shtator, me sa duket shqetësoi shumë qarqe të caktuara në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Për “civilizimin” e qeverisë së re të RMV-së do të gjykohet nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e fushatave për të nxitur urrejtje kundër Bullgarisë ose ose t’ju kundërvihet, si dhe nga aftësia e saj për të respektuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe përkushtimin e vërtetë në implementimin e Kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Inkuadrimi në Evropën e bashkuar kërkon vullnet të duhur, përpjekje sistematike dhe rezultate konkrete", thuhet në komunikatën e Pres shërbimit të presidentit Rumen Radev.

Nga MPJ e Bullgarisë, madje akuzojnë për reagime joevropiane nga Shkupi ku siç thonë ata, "Sofja nuk dëshiron të marrë pjesë".

"Lidhur me kualifikimet e njëpasnjëshme fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga funksionarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kategorikisht refuzojmë të përfshihemi në një ton të tillë joevropian. Partnerët tanë janë informuar për provokimet që për qëllim kanë prishjen e dialogut. Edhe një herë ju rikujtojmë peshën vendimtare të zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thuhet në reagimin e MPJ-së bullgare.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR