Sijarto: Hungaria zhvillon politikë sovrane, nuk kërkon leje as nga Berlini, as nga Brukseli
- Ditët kur kryeministrit hungarez, Vikor Orban i nevojitej leje nga Berlini për të ndërmarrë aksion, kanë kaluar që moti, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze dhe tregtisë, Peter Sijarto, duke shtuar se Hungaria zhvillon politikë të bazuar në interesa kombëtare "e cila përfshin kontakte me Rusinë".
- Post By Arta Bunjaku
- 13:40, 1 dhjetor, 2025
Budapest, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Ditët kur kryeministrit hungarez, Vikor Orban i nevojitej leje nga Berlini për të ndërmarrë aksion, kanë kaluar që moti, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze dhe tregtisë, Peter Sijarto, duke shtuar se Hungaria zhvillon politikë të bazuar në interesa kombëtare "e cila përfshin kontakte me Rusinë".
"Kohët kur Budapesti duhej të kërkonte leje nga Berlini janë prapa nesh. Kryeministrit të Hungarisë nuk i nevojitet leja e askujt, as nga Berlini, as nga Brukseli", tha Sijarto, duke iu referuar deklaratës së kancelarit gjerman, Fridrih Merc se vizita e Orbanit në Moskë ishte "pa mandat evropian".
Duke i komentuar kritikat për samitin e javës së kaluar hungarezo-rus, Sijarto tha se e hedhë poshtë, siç theksoi, "politikën e pranimit të rolit të vogël", sipas të cilit Hingaria nuk guxon ta shohë botën nga perspektivae vet, por vazhdimisht duhet të "harmonizohet me dikë tjetër", transmeton MTI.
"Ata të cilët më herët u orientuan drejt Moskës, tani shohin drejt Berlinit dhe mejnstrimit eksrm liberal evropian", tha Sijarto, duke shtuar se ato qarqe kanë "nevojë obsesive" të harmonizohen me qëndrimet që dominojnë në Evropën Perëndimore.
Përkundrazi, Qeveria hungareze zhvillon politikë të bazuar kryesisht në interesa kombëtare, që përfshin kontakte të vazhdueshme me Rusinë, tha shefi i diplomacisë hungareze.
"Nuk mund të lejojmë t'i ndërpresim kanalet diplomatike me vendin nga i cili marrim pjesë të madhe të rrezervave tona energjetike, ndërkaq i cili, pa dallim nëse dikujt i përlqen apo jo, mbetet faktor i rëndësishëm në sigurinë evropiane dhe globale", tha Sijarto.
Duke reaguar ndaj deklaratave të liderit të Partisë popullore evropiane (EPP), Manfred Veber se Qeveria hungareze është gjithnjë e më e izoluar, përderisa lideri i partisë opozitare Tisha, peter Magjer, "do t'i hapte dyert e Evropës", Sijarto vlerësoi se ajo do t'i "hapte dyert për emigrantët dhe do t ashtynte Hungarinë në luftë".
Ai shtoi se atatë cilët, si Veberi, "nuk janë të mirëseardhur në asnjë vend serioz" nuk mund të flasin për izolim, përderisa kryeministri hungarez foli në Uashington dhe në Moskë brenda një muaji.
Shefi i diplomacisë hungareze përfundoi se "elita proushtarake evropiane është mjaft e frustruar", sepse u bë e qartë se "politikat nga vitet e kaluara nuk ia dolën" dhe e lanë BE-në pa ndikim ndaj zgjidhjes së konflikteve në kontinent. ab/
foto: МIА arkivi