• e hënë, 13 prill 2026

Grevë në kompaninë ajrore "Lufthanza": Janë anuluar qindra fluturime në Gjermani

Grevë në kompaninë ajrore

Berlin, 13 prill 2026 (MIA) - Pilotët e kompanisë ajrore gjermane "Lufthanza" filluan grevë dyditëshe që shkaktoi çrregullime serioze në komunikacionin ajror.

Greva, e cila i përfshin pilotët e brendit kryesor, si dhe të "Lufthanza kargo" dhe "Lufthanza sitilajn", filloi menjëherë pas mesnate dhe do të zgjasë 48 orë. Në komapninë ajrore "Eurouings", të gjitha fluturimet nga aeroportet gjermane do të preken vetëm gjatë ditës së sotme.

Priten anulime të qindra fluturimeve sot dhe nesër, me ç'rast më të prekura janë qendrat e transportit në Frankfurt dhe Munih. Kjo është vala e katërt e grevave në grupacion prej fillimit të këtij viti. Javën e kaluar, greva njëditëshe e personelit të kabinës çoi drejt anulmimeve masive të fluturimeve.

Greva është organizuar nga sindikata "Ferajnigung Kokpit" dhe ka të bëjë me rrogat, sistemin pensional dhe kompensimet në filialin rajonal "Sitilajn".

Nga "Lufthanza" vlerësuan se paralajmërimi për grevë paraqet nivel të ri të eskalimit në kontest. Fluturimet drejt disa destinacioneve të caktuara në Lindjen  e Afërt janë anashkaluar nga greva. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR