Trampi e ka sulmuar ashpër papën Leoni XIV pas thirrjes së tij kundër luftës
- – Presidenti amerikan Donald Tramp dërgoi kritika të ashpra ndaj papës Leoni XIV, duke e quajtur “të tmerrshëm” në politikën e jashtme dhe “i dobët në luftën kundër krimit”. Në publikimin në platformën “Trut soushëll” (Truth Social), Trampi edhe më shumë i ashpërsoi marrëdhëniet me Vatikanin.
- Post By Fitore Curri
- 11:21, 13 prill, 2026
Uashington, 13 prill 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp dërgoi kritika të ashpra ndaj papës Leoni XIV, duke e quajtur “të tmerrshëm” në politikën e jashtme dhe “i dobët në luftën kundër krimit”. Në publikimin në platformën “Trut soushëll” (Truth Social), Trampi edhe më shumë i ashpërsoi marrëdhëniet me Vatikanin.
Trampi i kritikoi qëndrimet e papës për konfliktet globale, duke theksuar se nuk dëshiron udhëheqës i cili vlerëson se është e pranueshme që Irani të posedojë armë bërthamore ose i cili kundërshton aksionet amerikane kundër Venezuelës.
Ai e akuzoi Leonin XIV edhe për harmonizim me kundërshtarët e tij politikë. Presidenti amerikan sugjeronte se zgjedhja e papës ishte nën ndikimin e origjinës së tij amerikane, duke shtuar se Leoni XIV duhet të jetë “falënderues”.
Komentet e Trampit vijojnë pas predikimit të papës nga e shtuna në bazilikën “Shën Pjetri”, në të cilën bëri thirrje për ndërprerje të luftërave dhe kërkoi nga liderët botërorë ta ndërprenë përshkallëzimin. “Mjaft me demonstrimin e forcës! Mjaft me luftë!”, porositi papa.
Leoni XIV, i cili udhëheqë rreth 1,4 miliardë katolikë, paralajmëroi për “iluzion të plotfuqishmërisë”, ndërsa në ditët e fundit i përforcoi kritikat ndaj konfliktit me Iranin, duke i vlerësuar kërcënimet ndaj këtij vendi si “plotësisht të papranueshme”.
SHBA-ja dhe Izraeli filluan sulme masive ndaj Iranit më 28 shkurt, pas çka Teherani ktheu me sulme përgjatë Lindjes së Mesme. Për momentin është në fuqi armëpushim i brishtë.
Papa, i cili është udhëheqësi i Kishës Katolike i lindur në SHBA, shpesh cilësohet si kritik i politikës së jashtme të Trampit. fc/
Foto: Printskrin