• e shtunë, 26 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shtëpia e Bardhë: Trampi i zhgënjyer nga Putini dhe Zelenski

Shtëpia e Bardhë: Trampi i zhgënjyer nga Putini dhe Zelenski

Uashington, 2 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp është i zhgënjyer, si nga presidenti rus, Vlladimir Putin, ashtu edhe nga ai ukrainas, Vollodimir Zelenski, dhe dëshiron që konflikti të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, tha Kerolin Levit, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

"Njerëzit po vdesin nga të dyja palët, e kjo po zgjat kohë të gjatë. Ekipi ynë vazhdon të komunikojë me palët ruse dhe ukrainase", tha Levit në konferencë për shtyp.

Administrata e Trampit ka arritur në konkluzion se pak ka gjasa të arrihet marrëveshje paqesore në Ukrainë në "disa muajt e ardhshëm", komentuan disa media amerikane, duke cituar zyrtarë të informuar me situatën. Shtëpia e Bardhë ka filluar të zhvillojë mekanizma të rinj për presion mbi Moskën dhe Kievin.

Trampi vlerëson se Putini me qëllim e zvarrit procesin negociator, prej këtu Shtëpia e Bardhë shqyrton mundësi për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër "flotës ruse në hije", e cila i mundëson Moskës t'i anashkalojë kufizimet për import të naftës.

"Në Uashington shohin se Kremlini me këmbëngulje i kundërshtohet presionit të SHBA-së dhe se nuk lëshon pe. Për këtë shkak, autoritetet amerikane shqyrtojnë masa ekonomike dhe diplomatike, të cilat mund ta detyrojnë Rusinë ta rishqyrtojë pozitën e vet", njoftojnë mediat.

Në të njëjtën kohë, në Shtëpiunë e Bardhë më nuk i vlerësojnë reale skenaret deri tani të mundshme për zgjidhje paqesore. Kjo i përforcon druarjet e Uashingtonit se lufta, e cila po zgjat më shumë se tre vite, do të vazhdojë në kohë të papërcaktuar, ndërsa Ukraina do të ketë nevojë për përkrahje shtesë ushtarake dhe financiare nga Perëndimi. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR