Shqipëria - rekord i zi në rajon, deri më tani janë djegur 55.154 hektarë tokë
- Deri më tani në zjarret që e kapluan Shqipërinë, janë djegur 55.154 hektarë tokë, me çka vendi vazhdon të jetë në vendin e parë në rajon pas tërë sipërfaqeve të djegura.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:34, 20 gusht, 2025
Tiranë, 20 gusht 2025 (MIA) - Deri më tani në zjarret që e kapluan Shqipërinë, janë djegur 55.154 hektarë tokë, me çka vendi vazhdon të jetë në vendin e parë në rajon pas tërë sipërfaqeve të djegura.
"Viti 2025 e regjistroi rekordin më të zi për dëme të shkaktuara nga zjarre në pesë vitet e fundit. Vitin e kalaur, në vend u dogjën 46.623 hektarë, prëderisa në vitet e kaluara kishte numra më të ulët. Numrat rekord për sipërfaet më të mëdha ndonjëherët ë djegura nga zjarret në Shqipëri janë vërejtur në vitin 2007 me 127.491 hektarë, në vitin 2011 54.370, përderisa në vitin 2012 53.459 hektarë", kumtoi euronews.al.
Duke iu referuar mekanizmit evropian, pas "Shqipërisë për sipërfaqe të djegura është Bosnja e Hercegovina me 26.705 hektarë, Maqedonia 26.522, Mali i Zi 24.054, Serbia 21.211, Kosova 11.892 dhe Kroacia 2.944 hektarë".
Në Shqipëri, ditëve të fundit gjendja me zjarret dukshëm është përmirësuar.
Ministria e Mbrojtjes informoi se sot janë regjistruar pesë zjarre prej të cilave pesë janë aktive, ndërsa dy janë nën mbikëqyrje. ab/
Foto: Ministria e Mbrojtjes