Shqipëri: Miratohet reforma e re e zgjedhjeve, pakicat nuk morën vende të garantuara në Parlament
- - Parlamenti shqiptar pas një debati maratonik, mbrëmë vonë, me 106 vota "për" e votoi reformën e re zgjedhore.
- Post By Fitore Curri
- 10:38, 27 korrik, 2024
Tiranë, 27 korrik 2024 (MIA) - Parlamenti shqiptar pas një debati maratonik, mbrëmë vonë, me 106 vota "për" e votoi reformën e re zgjedhore.
Për votuan deputetët e shumicës qeveritare dhe demokratët opozitarë të Sali Berishës, ndërsa demokratët e Lulzim Bashës ishin për lista krejtësisht të hapura, duke akuzuar për një marrëveshje të fshehtë mes PS-së dhe PD-së, duke e cilësuar atë si "atentet ndaj demokracisë", që i siguroi Ramës mandatin e katërt.
Me ligjin e ri, në zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm, nga 140 deputetë, aq sa numëron shtëpia ligjvënëse, një e treta do të zgjidhen me lista të hapura, të tjerat sipas sistemit të shumicës.
Ishte votuar edhe amandamenti me të cilin 30 për qind ose çdo i treti kandidat në lista të jetë femër, të cilin shumë shpejtë e përshëndeti misioni i OSBE-së në Tiranë, duke e vlerësuar si progres në barazinë gjinore në vend.
Gjithashtu me ligjin për herë të parë sigurohet votim i diasporës shqiptare, e cila këtë së pari do ta realizojë përmes postës, pasi më parë të paraqitet për këtë.
Edhe pas kërkesava të zëshme në të gjitha nivelet, pakicat nuk arritën të siguronin vende të garantuara për ata, sipas shembullit të Kroacisë, Kosovës dhe vende të tjera evropiane.
Duke e prezantuar kërkesën ata porositën se ajo është mundësi që Shqipëria ta tregojë përkushtimin e saj në vlerat demokratike dhe duke i respektuar dallimet. fc/
Fotografia: Shërbimi i kuvendit