• e shtunë, 06 korrik 2024

Shpërthime në bazën amerikane në Sirinë lindore

Shpërthime në bazën amerikane në Sirinë lindore

Damask, 27 tetor 2023 (MIA) -  Në bazën amerikane në provincën Deir ez-Zor, në Sirinë lindore janë dëgjuar shpërthime, lajmëroi televizioni libanez  TV kanal "Al Majadin", duke u referuar në burime lokale.

 "Po dëgjohen shpërthime në bazën amerikane në vendburimin e gazit "Koniko", në veri të provincës Deir ez-Zor, theksojnë burimet.

 Televizioni thekson se shkak i shpërthimeve  me siguri është sulm me raketë.

 Zëdhënësi i Pentagonit, Patrik Rajderi, paraprakisht sot deklaroi se ushtria amerikane  nga 17 tetori  deri dje ka regjistruar 12 sulme kundër tyre në Irak dhe katër të tjera në Siri.

 Raderi tha se rreth 900 ushtarë amerikanë do të vendosen ose kanë mbërritur tashmë në Lindjen e Mesme që ta përforcojnë mbrojtjen ajrore dhe për ta mbrojtur personelin amerikan nga sulmet e shtuara nga grupet e lidhura me Iranin.

 Ai shtoi se forcat amerikane ishin objektiv i një sulmi më herët sot në Irak, por sulmi u zmbraps.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR