Shpërthime mbi Doha dhe Lusail, dy qytetet më të mëdha në Katar
- Armata iraniane konfirmoi se kanë sulmuar mbi bazën amerikane në Katar. Televizioni shtetëror iranian publikoi fillimin e operacionit iranian "Lajm i mirë për fitore", kundër forcave amerikane në bazën ajrore Al-Udeid në Katar.
- Post By Sara Ademi
- 19:24, 23 qershor, 2025
Teheran, 23 qershor 2025 (MIA) - Armata iraniane konfirmoi se kanë sulmuar mbi bazën amerikane në Katar. Televizioni shtetëror iranian publikoi fillimin e operacionit iranian "Lajm i mirë për fitore", kundër forcave amerikane në bazën ajrore Al-Udeid në Katar.
Mbi kryeqytetin e Katarit janë dëgjuar shpërthime.
Sipas mediave amerikane, nga Irani drejt Katarit janë lëshuar 6 raketa balistike. Ata citojnë një diplomat izraelit.
Shpërthime janë regjistruar edhe mbi Lusail, qyteti i dytë sipas madhësisë në Katar, në veri të Dohas. sa/