• e mërkurë, 03 korrik 2024

Shollc: BE-ja duhet t'i kufizojë shpenzimet e reja, por të sinjalizojë mbështetje për Ukrainën

Shollc: BE-ja duhet t'i kufizojë shpenzimet e reja, por të sinjalizojë mbështetje për Ukrainën

Bruksel, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Kancelari gjerman Ollaf Sholc pas mbërritjes në Bruksel në samitin e Bashkimit Evropian deklaroi se Kievit nuk mund t'i ndahen shuma të mëdha të parave nga buxheti evropian, por megjithatë duhet të sinjalizohet mbështetja e bllokut për Ukrainën.

"Nuk do të bëhet fjalë për vendim për shumë shpenzime shtesë. Megjithatë, ka diçka të rëndësishme: duhet të arrijmë ta mundësojmë mekanizmin financiar për Ukrainën dhe në këtë mënyrë t'i japim bazë ta vazhdojë rezistencën e saj kundër agresionit rus", tha Shollci.

Ai e komentoi edhe çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se blloku duhet ta ndihmojë Ukrainën dhe vendet e tjera si Moldavia dhe Gjeorgjia të cilat duan të përfshihen. 

"Duhet të japim sinjal, veçanërisht Ukrainës, se i mbështesim veprimet e tyre në përmbushjen e të gjitha kritereve të cilat i vendosëm", theksoi Sholci.

Sipas tij, një nga çështjet më të rëndësishme që duhet të shqyrtohet është fillimi i bisedimeve me Ukrainën për anëtarësim të saj në BE. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR