• e diel, 29 mars 2026

Shkaku i krizës, ka mundësi për ndikim të kufizuar tek një pjesë e fluturimeve nga aeroportet vendore

Shkaku i krizës, ka mundësi për ndikim të kufizuar tek një pjesë e fluturimeve nga aeroportet vendore

Shkup, 28 mars 2026 (MIA) - Si rezultat i konfliktit në Lindjen e Mesme, është i mundur një ndikim i kufizuar në disa destinacione nga aeroportet vendase, por për momentin nuk priten ndërprerje më të mëdha në trafikun ajror, thonë për MIA nga TAV Maqedoni.

Nga atje informojnë se për momentin vetëm Wizz Air po e ndërpret linjën e rregullt ajrore Shkup - Larnaka, nga 13 prilli, dhe ajo në të ardhmen do të jetë sezonale gjatë muajve të verës.

 

Në pritje të orarit veror të fluturimeve, nga TAV thonë se pas vitit të suksesshëm 2025 dhe sezonit të fortë dimëror, presin vazhdim të rritjes stabile edhe në periudhën e ardhshme, të mbështetur me numër të rritur të pasagjerëve dhe zgjerim të rrjetit të destinacioneve.

Pas luftës në Lindjen e Mesme, një pjesë e kompanive ajrore menjëherë u detyrua të përshtatet me situatën e krijuar, e me këtë edhe të riorganizojnë linjat dhe oraret e fluturimeve, gjë që në mënyrë indirekte u reflektua edhe në udhëtimet turistike në nivel global.

"Nga këndvështrimi i TAV Maqedoni, si operator i dy aeroporteve maqedonase, kompetencë e jona janë operacionet aeroportore si dhe sigurimi i funksionimit të pandërprerë dhe të sigurt të shërbimeve për të gjitha kompanitë ajrore dhe për pasagjerët gjatë kohës që ata janë në aeroporte. Natyrisht, e ndjekim me kujdes situatën dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me transportuesit ajrorë. Në këtë moment nuk priten ndryshime të rëndësishme në numrin e përgjithshëm të fluturimeve dhe të pasagjerëve, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e trafikut të aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit është e lidhur me destinacione në Evropë, veçanërisht në Evropën Perëndimore dhe Veriore, deklaroi për MIA Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

"Wizz Air“, sqaron ai, e ndërpret linjën e rregullt ajrore Shkup - Larnaka pasi interesi për rezervime të biletave ajrore është ulur. - Pra, është i mundur një ndikim i kufizuar në disa destinacione, por për momentin nuk priten ndërprerje më të mëdha në trafikun ajror, thotë Kurt.

Me orarin veror të fluturimeve, i cili fillon sonte në mesnatë do të ketë 10 destinacione të reja nga dy aeroportet vendase.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit do të operojnë 16 kompani ajrore në 49 destinacione, ndërsa fluturime çarter do të ketë drejt gjashtë destinacioneve, si dhe 20 destinacione drejt të cilave do të fluturojë kompania ajrore „Free Bird Europe“.

Nga Aeroporti Shën Apostull Pavli, ndërkaq, do të fluturojnë shtatë kompani ajrore në 13 destinacione, ndërsa fluturime çarter drejt tre destinacioneve nga dy kompani ajrore.

Në fillim të orarit të ri të fluturimeve, më 29 mars, fillon linja ajrore nga Ohri për në Milano, ndërsa nga 30 marsi Shkupi për herë të parë lidhet me Napolin, si dhe rikthehet linja ajrore drejt Budapestit. Më pas nga 17 maji, „Austrian Airlines“ do të fillojë me fluturime nga Ohri për në Vjenë, ndërsa në qershor Wizz Air do të vendosë edhe dy linja të reja nga Ohri për në Katovicë dhe Vroclav.

Nga 15 korriku fillon linja nga Shkupi për në Palermo, ndërsa nga 18 korriku fillon linja Shkup – Alghero.

Në ditët e para të qershorit, fillojnë edhe fluturimet çarter nga Shkupi për në Trabzon më 2 qershor dhe për në Samsun më 3 qershor nga kompania ajrore Anadolu Jet.

Sipas paralajmërimeve, nesër edhe zyrtarisht do të fillojë rikonstruksioni dhe modernizimi i aeroportit të Ohrit, i cili pritet të përfundojë deri në fund të majit të këtij viti.

Me aktivitetet e parashikuara, sipas TAV Maqedoni, aeroporti më në fund do të marrë një pamje të re, ku në ndërtesën e terminalit do të krijohet më shumë hapësirë për pasagjerët, me qëllim të shërbimeve më efikase dhe më komode. TAV Maqedoni në këtë projekt investon 2,7 milionë euro, ku do të përfshihen disa segmente kyçe dhe i njëjti do të realizohet në disa faza. Pritet të përfundojë plotësisht deri në fund të majit të këtij viti. Gjatë kohës që zhvillohet rikonstruksioni, trafiku ajror do të zhvillohet pa ndërprerje - deklaroi Kurt.

Sipas tij, aeroportet vendase e përmbyllën sezonin dimëror me rezultate të fuqishme, njësoj si në vitin 2025, të cilat rezultate kontribuan për rritje stabile dhe të qëndrueshme në numrin e pasagjerëve dhe fluturimeve.

Со цел да одговори на најновите рестрикции за патување воведени поради КОВИД-19 од страна на земјите од ЕУ/Шенген-зоната, ТАВ Македонија заедно со генетската лабораторијата при Жан Митрев Кли

Në shkurt të këtij viti aeroporti i Shkupit ka shërbyer 236.769 pasagjerë, që paraqet rritje prej 33,2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2025, ndërsa janë realizuar 1.680 fluturime, gjgj. për 19,4 për qind më shumë krahasuar me shkurtin e kaluar.

Pas vitit të suksesshëm 2025 dhe sezonit të fortë dimëror, TAV Maqedoni pret vazhdim të rritjes stabile edhe në periudhën e ardhshme, të mbështetur me numër të rritur të pasagjerëve dhe zgjerim të rrjetit të destinacioneve. Me përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë së shërbimeve dhe investimeve në infrastrukturë dhe zhvillim, kompania mbetet e fokusuar në përmirësimin e përvojës së përdoruesve dhe përparim të qëndrueshëm - thotë Kurt.

Në vitin 2025 Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Shën Apostull Pavli Ohër kanë shërbyer 3,5 (3.475.288) milionë pasagjerë që është rritje prej 9 për qind krahasuar me vitin 2024. Vitin e kaluar, dy aeroportet kanë realizuar 26.500 fluturime, që është për 4 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë, nga janari deri në dhjetor të vitit 2024.

Orari veror i fluturimeve për vitin 2026 nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit:

Destinacionet dhe kompanitë ajrore:

· Athinë – Aegean Airlines 

Beograd – Air Serbia

· Stamboll - Turkish Airlines

· Stamboll, Ankara dhe Bodrum – AJet

· Vjenë – Austrian Airlines

· Cyrih – Chair Airlines dhe Edelweiss

· Zagreb – Croatia Airlines

· Paris (Orly) dhe Gjenevë – EasyJet

· Varshavë – LOT Polish Airlines

· Frankfurt – Lufthansa

· Oslo – Norwegian Air Shuttle

· Stamboll (Sabiha Gokcen), Izmir dhe Antalia – Pegasus Airlines

· Antalia dhe Izmir – Sun Express

Wizz Air - Alghero, Barcelona, Bari, Bazel-Miluz, Milano-Bergamo, Berlin, Bolonjë, Bratislavë, Bruksel-Sharlërua, Budapest, Këln, Dortmund, Ajndhoven, Frankfurt-Hahn, Fridrihshafen, Goteborg, Hamburg, Madrid, Malme, Malta, Mynih-Memingen, Napoli, Nuremberg, Palermo, Pragë, Stokholm, Shtutgart, Oslo-Sandefjord, Paris-Beauvais, Romë-Fiumicino, Venecia-Treviso, Baden-Baden (Karlsruhe), Lubjanë, Londër-Luton.

Fluturime çarter:

· Ajet - Antalia, Çukurova, Ankara, Dijarbakir, Samsun, Trabzon

· Freebird Airlines – Antalia, Bruksel, Bruksel/Marsej, Mynih/Vjenë, Kopenhagë/Billund, Berlin/Hamburg, Frankfurt/Shtutgart, Dyseldorf/Frankfurt, Paris, Lion/Marsej, Mançester/Londër, Dyseldorf, Stokholm/Goteborg

· Hurgada - Nesma Airlines dhe Nile Air

· Monastir - Nouvel air

· Çukurova - Pegasus Airlines

· Dijarbakir - Turkish Airlines

Për më tepër, në këto gjashtë destinacione fluturojnë më shumë se një kompani ajrore, gjatë orarit veror të fluturimeve për vitin 2026:

· Antalia (Pegasus dhe SunExpress dhe çarter nga Ajet, Freebird Airlines)

· Frankfurt (Lufthansa në aeroportin e Frankfurtit dhe Wizz Air në aeroportin Hahn)

· Stamboll (Turkish Airlines në aeroportin iGA; Pegasus dhe Ajet në aeroportin Sabiha Gokcen)

· Izmir (Pegasus dhe SunExpress)

· Cyrih (Edelweiss dhe Chair Airlines)

· Oslo (Oslo Sandefjord nga Wizz Air dhe Oslo – Norwegian Air Shuttle)

Orari veror i fluturimeve për vitin 2026 nga Aeroporti Shën Apostull Pavli Ohër:

Destinacionet dhe kompanitë ajrore:

· Cyrih – Edelweiss dhe Chair Airlines

· Amsterdam - TUI Fly

· Beograd - Air Serbia

· Stamboll - Turkish Airlines

· Vjenë - Austrian Airlines

· Katovicë, Vroclav, Dortmund, Mynih-Memingen, Bazel-Miluz, Shtutgart, Milano-Malpensa, Bratislavë – Wizz Air.

  Fluturime çarter:

· Bazel-Miluz – GP Aviation

· Gatwick dhe Mançester me TUI

Lidija Velkovska

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR