• e hënë, 01 korrik 2024

Shefi i zbulimit ushtarak izraelit dha dorëheqje

Shefi i zbulimit ushtarak izraelit dha dorëheqje

Tel Aviv, 22 prill 2024 (MIA) - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) sot kumtuan se shefi i zbulimit Aharon Haliva dha dorëheqje për shkak të dështimit për ta penguar sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Në dorëheqjen e tij Haliva bëri thirrje për formim të komisionit "i cili në mënyrë të hollishme, të thellë, gjithpërfshirëse dhe të saktë do t'i hetojë dhe zbulojë të gjithë faktorët dhe rrethanat të cilat çuan drejt ngjarjeve të rënda".

"Në koordinim me shefin e Shtatmadhorisë, shefi i Administratës për zbulim, gjeneral-majori Aharon Haliva, kërkoik ta ndërprejë funksionin, pas përgjegjësisë së tij të liderit si shef iAdministratës për zbulim për ngjarjet e 7 tetorit.

Shefi i Shtatmadhoprisë e falënderoi gjeneral-majorin Aharon Haliva për shërbimin e tij 38-vjeçar në IDF, gjatë së cilës ai dha kontribut për sigurinë e Izraelit edhe si ushtar luftarak edhe si komandant", thuhet në kumtesën e IDF-së në rrjetet sociale.

Kjo është dorëheqja e parë e një gjenerali nga Shtatmadhoria izraelite, ndërsa ai një javë pas sulmit të Hamasit deklaroi se e bartë tërë përgjegjësinë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR