Një grua dhe një fëmijë janë vrarë në bastisje në Bregun Perëndimor
- - Ministria palestineze e Shëndetësisë sot njoftoi se forcat izraelite të mbrojtjes kanë vrarë një grua dhe një fëmijë gjatë kohës së bastisjes në Tulkarm në Bregun Perëndimor të okupuar.
- Post By Fitore Curri
- 15:57, 1 korrik, 2024
Ramalla, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministria palestineze e Shëndetësisë sot njoftoi se forcat izraelite të mbrojtjes kanë vrarë një grua dhe një fëmijë gjatë kohës së bastisjes në Tulkarm në Bregun Perëndimor të okupuar.
Agjencia palestineze e lajmeve Vafa, duke iu referuar burimeve nga spitali qeveritar Tabet Tabet, informon se janë vrarë një djalë 15-vjeçar dhe një grua 47-vjeçare, ndërsa katër persona janë plagosur.
Forcat izraelite dje kanë vrarë një pjesëtar të organizatës ekstremiste Xhihadi Islamik në Tulkarm.
Të paktën 550 persona, në mesin e të cilëve më shumë se 130 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite të mbrojtjes ose emigrantë hebrenj në Bregun Perëndimor nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit islamik në territorin tjetër palestinez në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit të kaluar. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s