• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në muajin qershor në Greqi janë matur temperatura të larta rekord

Në muajin qershor në Greqi janë matur temperatura të larta rekord

Athinë, 1 korrik 2024 (MIA) – Në qershor të këtij viti, vlera mesatare e temperaturave maksimale ditore në Greqi ishte në nivele jashtëzakonisht të larta krahasuar me mesataren e periudhës 2010-2019, kurse muaji i kaluar ishte qershori më i ngrohtë në 14 vitet e fundit, sipas rrjetit prej 53 stacionesh meteorologjike të portalit Meteo të Observatorit Kombëtar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ndryshime më të mëdha të temperaturës mesatare maksimale në qershor 2024 kishte në Peloponez (+4,8 gradë), në zonën e Atikës dhe një pjesë të Greqisë qendrore (+4,6 gradë) dhe në pjesën veriore të vendit (+4,3 gradë). 

Në gjysmën e parë të muajit të kaluar, përkatësisht në periudhën nga 10 deri më 12 qershor, kur Greqia u përfshi nga vala e të nxehtit, në pjesë të caktuara të vendit temperatura ishte nga dhjetë deri 12 gradë Celsius mbi nivelet normale për periudhën e caktuar të vitit. 

Siç shkruan Meteto, 11 stacione nga rrjeti i Observatorit Kombëtar të Athinës kanë regjistruar temperatura të larta rekord.

Në Athinë, vlera mesatare mujore ishte për katër gradë më e lartë, ku 29 nga 30 ditët e muajit ishin më të ngrohta se normalja. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR