• e martë, 02 korrik 2024

Zelenski: Ukraina e rrit prodhimin e dronëve dhe gjithçka që nevojitet në front

Zelenski: Ukraina e rrit prodhimin e dronëve dhe gjithçka që nevojitet në front

Kiev, 1 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski sot deklaroi se Ukraina e rrit prodhimin e dronëve, armës, municionit, pajisjeve, makinerive për çminim dhe gjithçka që nevojitet në front.

“Ukraina po rrit prodhimin e dronëve, llojeve të caktuara të armëve, municioneve, pajisjeve, makinerive për çminim dhe shumë sendeve tjera thelbësore – gjithçka që nevojiztet në vijën e frontit për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë me fuqinë e teknologjisë", shkroi Zelenski në kanalin Telegram, njofton Ukrinform.

Sipas tij, kjo luftë tregon se teknologjia në fushëbetejë është mbrojtje efikase nga agresioni në botën bashkëkohore.

"Çdo muaj gjithnjë e më shumë kompani dhe programues vendosin zgjidhje të reja për të luftuar në mënyrë efikase armikun. U jam falënderues të gjithëve që kontribuan për këtë forcë ukrainase", tha Zelenski.

Drejtori i përgjithshëm i Ukroboronprom, Herman Smetanini paraprakisht deklaroi se Ukraina ka arritur të zhvillojë dhe lansojë prodhimit masiv të dronëve me rreze të gjata veprimi. Këto dronë kanë goditur objektivat strategjike në një distancë prej më shumë se 1.000 kilometra. Ukraina gjithashtu me sukses ka filluar prodhimin masiv të dronëve FPV. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR