• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stano: Qëllimi i dialogut Prishtinë-Beograd është normalizimi i marrëdhënieve të ndërsjella

Stano: Qëllimi i dialogut Prishtinë-Beograd është normalizimi i marrëdhënieve të ndërsjella

Bruksel, 1 korrik 2024 (MIA) – Temë e dialogut Prishtinë-Beograd, raundi i ri i të cilit do të mbahet nesër në Bruksel, është normalizimi i marrëdhënieve të ndërsjella, dhe detyrë e BE-së si lehtësues është që të ndihmojë të dyja palët ta arrijnë këtë, deklaroi sot zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

"Njohja nuk është pjesë e dialogut, por sigurisht një rezultat logjik i normalizimit do të ishte njohja. Por kjo është për shumë më larg në procesin, theksoi Stano në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve nëse qëllimi i dialogut është njohja e Kosovës nga anëtarët e mbetur të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, si dhe njohja reciproke e Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas Stanos, pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën do ta marrin vendimin e tyre për njohjen në bazë të vlerësimit të domosdoshmërisë dhe rëndësisë, por kjo nuk është një çështje që do të zgjidhej në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Unioni.

"Të përsëris, qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve, por përkufizimin e atij normalizimi në fund kur të arrijmë, ose më mirë kur të dy palët të arrijnë me ndihmën tonë, do ta sjellin vetë ata - çfarë nënkuptojnë me normalizim dhe cilat do të jenë rezultatet nga normalizimi. Por, ta përsëris edhe një herë, mandati i BE-së në dialog është të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet dhe ne po e bëjmë këtë", ka shtuar Stano. 

Ai konfirmoi se siç edhe paralajmëroi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borel të mërkurën e kaluar pas takimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, nesër do të mbahet një takim i ri në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë në nivel të kryenegociatorëve.

“Prioriteti i takimit, përkatësisht rendi ditës, përcaktohet nga urgjenca kryesore – fillimi i zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar Stano. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR