• e martë, 02 korrik 2024

Tre persona e kanë humbur jetën në afërsi të kampusit në universitetin në Sinsinati

Tre persona e kanë humbur jetën në afërsi të kampusit në universitetin në Sinsinati

Sinsinati, 1 korrik 2024 (MIA) - Të paktën pesë persona u qëlluan sot, prej të cilëve tre kanë humbur jetën, në afërsi të kampusit në Universitetin në Sinsinati, kumtoi policia. 

Dy persona janë arrestuar, prej të cilëve njëri është plagosur në të shtënat. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa arrmë zjarri, ndërsa janë arresuar dy persona, prej të cilëve njëri është plagosur gjithashtu, deklaroi përfaqësuesi i policilë, Mark Burns.

Ai tha se për momentin nuk ka informacione të tjera. Më herët sigurimi i Universitetit kumtoi se policia ka mbërritur menjëherë pas raportimit për të shtënat, por se një orë më vonë është konstatuar se nuk ka më asnjë rrezik. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR