• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

SHBA-ja mbyll televizionin arab "Alhura", shkarkohen pjesa më e madhe e stafit

SHBA-ja mbyll televizionin arab

Uashington, 13 prill 2025 (MIA) - Televizioni "Alhura", i cili transmeton në gjuhën arabe dhe është krijuar dhe financuar nga SHBA pas pushtimit të Irakut, njoftoi se do të ndërpresë transmetimin dhe do të shkarkojë pjesën më të madhe të stafit për shkak të ndërprerjes së mbështetjes shtetërore amerikane.

Si pjesë e shkurtimeve të buxhetit federal, administrata e presidentit amerikan Donald Tramp vendosi në mars të pezullojë plotësisht financimin për mediat e mbështetura nga qeveria.

Në njoftimin për të punësuarit, drejtorit i "Alhura" deklaroi se ai nuk pret të marrë përsëri mjete nga Kongresi Amerikan. Ai akuzoi administratën e Trampit dhe Ilon Mask për ndalimin "në mënyrë të papërgjegjshme dhe të paligjshme" të financimit për televizionin.

Gedmin, gjithashtu, theksoi se drejtori i agjencisë përgjegjëse për mbikëqyrjen e mediave publike, Keri Lajk, refuzon të diskutojë për ngrirjen e subvencioneve.

“Unë besoj se ajo po na privon qëllimisht nga mjetet që na duhen për të paguar pagat tuaja”, theksoi ai në letrën drejtuar punonjësve.

Televizioni megjithatë do të përpiqet të mbajë aktive ueb-faqen e tyre.

Sipas “Alhura”, audienca javore televizive është 30 milionë njerëz në 22 vende. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR