• e premte, 05 korrik 2024

SHBA-ja ka shprehur shqetësim për shkak të sjelljes agresive të Kinës në Detin Jugor Kinez

SHBA-ja ka shprehur shqetësim për shkak të sjelljes agresive të Kinës në Detin Jugor Kinez

Uashington, 11 prill 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë është shumë e shqetësuar për aktivitetet e Kinës në rajonin e Detit Jugor Kinez, deklaroi një zyrtar i lartë i administratës sot për Si-En-En, gjatë kohës kur presidenti Xho Bajden përgatitet të tërheq dy aleatë aziatikë në aleancën e tij në samitin në Uashington sot.

Bëhet fjalë për samitin Filipine-Japoni, ndërsa dy vendet, Japonia dhe Filipinet, kanë mosmarrëveshje të ndara territoriale me Kinën. E para rreth ishujve Senkaku në Detin Lindor Kinez, ndërsa e dyta në zonën e Detit Jugor Kinez.

"Ajo që do të shihni është një demonstrim i qartë i mbështetjes dhe vendosmërisë nga presidenti Bajden dhe kryeministri (Fumio) Kishida dhe ne do të qëndrojmë krah për krahu me (Ferdinand) Markos, të gatshëm për të mbështetur dhe punuar me Filipinet në çdo hap", deklaroi një zyrtar në prag të takimit.

Takimi vjen pas vazhdës së veprimeve agresive të Kinës rreth Tajvanit dhe Detin Jugor Kinez, si dhe provokimeve bërthamore nga Koreja e Veriut dhe lidhjet e saj gjithnjë e më të fuqishme me Rusinë – shqetësime që i kanë afruar aleatët rajonalë me SHBA-në.

Japonia është në qendër të aleancës së Bajdenit për zhvillim të rajonit Indo-paqësor dhe një nga bashkëpunëtorët më të mirë është Kishida, i cili në dy vitet e fundit ka ndryshuar politikën e mbrojtjes dhe po ofron mbështetje të konsiderueshme për Ukraninën derisa aty vazhdon pushtimi rus.

Kishida u pajtua për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje deri dy për qind të BPV-së së vendit deri në vitin 2037 dhe të furnizojë raketa amerikane "Tomahavk" për të rritur aftësitë mbrojtëse të vendit. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR