• e shtunë, 06 korrik 2024

Gafa e Bajdenit: Jam krenar që kam shërbyer si gruaja e parë me ngjyrë

Gafa e Bajdenit: Jam krenar që kam shërbyer si gruaja e parë me ngjyrë

Uashington, 5 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Amerikës Xho Bajden deklaroi se ishte "krenar" që ishte "gruaja e parë me ngjyrë që shërbeu me një president me ngjyrë", në gafën e tij. Një javë pas paraqitjes së tij katastrofike në debat, Bajden dje dha një intervistë për radio stacionin në Filadelfia Vurd, shkruan Telegrafi.

"Me të vërtetë, jam krenar që jam, ashtu siç thash, nënpresidenti i parë, gruaja e parë me ngjyrë... që shërbeu me një president me ngjyrë", tha ai. Bajden ishte si nënpresident gjatë dy mandateve të Barak Obamës, presidentit të parë me ngjyrë në historinë amerikane", tha Bajden.

Kur u zgjodh në Shtëpinë e Bardhë, Bajden emëroi Kamala Haris, gruan e parë me ngjyrë në atë pozicion, për zëvendëspresidente të tij. rq/bsh/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR