• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamasi ka informuar Hezbollahun se është dakorduar për armëpushim në Rripin e Gazës

Hamasi ka informuar Hezbollahun se është dakorduar për armëpushim në Rripin e Gazës

Bejrut, 5 korrik 2024 (MIA) - Një delegacion i Hamasit, i udhëhequr nga Kalil al Haja, u takua sot në Bejrut me liderin e Hezbollahut, Hasan Nasrallah, me ç'rast grupi palestinez informoi se u dakordua me propozimin për armëpushim në Rripin e Gazës.

Sipas burimeve anonime, Hezbollahu u dakordua t'i ndërpres sulmet ndaj Izraelit nëse arrihet armëpushimi në Rripin e Gazës.

Hamasi, gjithashtu kumtoi se është kundër çdo deklarate dhe qëndrime për mbështetje të planeve që "forca të huaja" të hyjnë në Rripin e Gazës "nën çdo emër dhe me çdo pretekst".

Një zyrtar i lartë amerikan dje deklaroi se Hamasi ka bërë aftësime të konsiderueshme të pozitave të tij për një marrëveshje të mundshme për lirimin e pengjëve izraelitë që i mban në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dje njoftoi se po përgatit ekip për rinovimin e negociatave për armëpushim në Rripin e Gazës. Vendimi i tij erdhi pasi Hamasi propozoi një armëpushim me faza. rq/bsh/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR