Tre persona e humbën jetën pasi një kamion është përplasur tek një grup njerëzish në Nju-Jork gjatë festimit të Ditës së Pavarësisë
- Tre persona e humbën jetën, ndërsa tetë janë lënduar në SHBA-a kur një kamion është përplasur tek një grup njerëzish në një park që festonin Ditën e Pavarësisë në Nju Jork, kumtuan autoritetet, transmeton Beta.
Nju-Jork, 5 korrik 2024 (MIA) - Tre persona e humbën jetën, ndërsa tetë janë lënduar në SHBA-a kur një kamion është përplasur tek një grup njerëzish në një park që festonin Ditën e Pavarësisë në Nju Jork, kumtuan autoritetet, transmeton Beta.
Nga tetë të lënduarit, tre janë në gjendje të rëndë për jetën, tre kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe dy me lëndime të lehta.
Aksidenti ndodhi mbrëmë, kur një kamion kaloi përmes një kryqëzimi me shpejtësi të madhe, pavarësisht se kishte shenjë ndalimi, dhe u fut në një park në Menheten, kumtoi policia.
Kryetari i Nju-Jorkut, Erik Adams tha se hetuesit nuk besojnë se incidenti është një akt terrorist.
Policia kumtoi se shoferi i kamionit u testua për alkool, gjë që besohet se ka kontribuar në aksident. ls/
Foto: EPA