• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin: Ne nuk angazhohemi për pushim, por për fund përfundimtar të konfliktit në Ukrainë

Putin: Ne nuk angazhohemi për pushim, por për fund përfundimtar të konfliktit në Ukrainë

Moskë, 5 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin në konferencë për media pas takimit me kryeministrin hungarez Viktor Orban, deklaroi se Moska nuk angazhohet as për armëpushim as për pushim të luftës në Ukrainë, por për një përfundim të plotë dhe përfundimtar të konfliktit.

"Ne gjithmonë kemi mbajtur qëndrimin se jemi për zgjidhje diplomatike të konfliktit, por vazhdimisht dëgjojmë nga ana e kundërt se ata nuk duan që konflikti të zgjidhet në atë mënyrë, ndërsa sponsorët e konfliktit po përpiqen të përdorin popullin ukrainas si viktima për luftë kundër Rusisë", tha Putin.

Ai u përëqndrua edhe në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, duke theksuar se ato janë "në pikën më të ulët", ndërsa vizitën e Orbanit në Moskë e sheh si një përpjekje për të rinovuar dialogun me BE-në.

Putin takimin triorësh me Orbanin e vlersoi si të dobishëm dhe e falënderoi për vizitën. 

"Për Evropën paqja është gjëja më e rëndësishme. Ne e shohim angazhimin për paqe si detyrë kryesore gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të presidencës sonë (të Këshillit të BE-së), theksoi Orban.

Ai theksoi se Hungaria presidencën me Këshillit të BE-së e konsideron si një mision paqesor.

"Duhen shumë hapa për t'i dhënë fund luftës, por ne kemi bërë hapin e parë për të rivendosur dialogun", theksoi Orban.

Ai shtoi se Evropa jeton nën hijen e luftës.

"Kjo shkakton vështirësi të mëdha në Evropë. Nuk mund të ndihemi të sigurt. Shohim imazhe të shkatërrimit dhe vuajtjes. Kjo luftë ka filluar të ndikojë në rritjen e ekonomisë dhe konkurrencën sonë", theksoi Orban. rq/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR