• e diel, 07 korrik 2024

Stoltenberg: NATO ka qenë paraprakisht e informuar për vizitën e Orbanit në Moskë

Stoltenberg: NATO ka qenë paraprakisht e informuar për vizitën e Orbanit në Moskë

Bruksel, 5 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se Aleanca ishte paraprakisht e informuar për vizitën e kryeministrit hungarez Viktor Orban në Moskë në bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. 

Stoltenberg në samitin e NATO-s theksoi se Orban udhëton në cilësinë e kryeministrit të Hungarisë dhe se në Moskë nuk do të përfaqësojë NATO-n, anëtare e së cilës Hungaria, transmetojnë agjencitë botërore.

Orban mbërriti në Moskë më herët gjatë ditës së sotme dhe pas mbërritjes tha se me atë vizitë e vazhdon misionin e paqes, pasi së fundi e vizitoi Kievin ku foli me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. ls/

foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR