• e shtunë, 05 tetor 2024

Ajatollahu Hamnei e uroi presidentin e ri iranian

Ajatollahu Hamnei e uroi presidentin e ri iranian

Teheran, 6 korrik 2024 (MIA) – Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, e ka uruar reformistin Masud Pezeshkijan për fitimin e funksionit presidencial.

“U bëj thirrje të gjithëve të punojmë së bashku”, tha Hamnedi, i cili ka fuqinë më të madhe në Iran dhe ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore.

Hamnei  tha se rivaliteti që është parë gjatë fushatës duhet të shndërrohet në miqësi për hir të Republikës Islamike.

Pezeshkijan fitoi bindshëm në raundin e dytë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale ku u përball me ekstremistin ultra-konservator Said Xhalili.

Kreu i Korpusit të fuqishëm të Gardës Revolucionare Islamike, Hosein Salami, gjithashtu, e vlerësoi Pezeshkijanin, transmetoi DPA.

"Ne jemi plotësisht të përgatitur për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin dhe ndërveprimin midis Gardës Revolucionare dhe qeverisë", tha ai. ls/

foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR