• e martë, 19 nëntor 2024

Uashington post: Mbi 20 predha iraniane goditën dy baza ushtarake në Izrael

Uashington post: Mbi 20 predha iraniane goditën dy baza ushtarake në Izrael

Uashington, 4 tetor 2024 (MIA) - Mbi 20 prej pothuajse 180 predha që i lansoi Irani drejt Izraelit të martën depërtuan në mbrojtjen kundërajrore dhe ranë në afërsi të së paku tre bazave ushtarake dhe një lokacioni zbulues, shkruan Uashington post.

Gazeta e konfirmoi video xhirimin në të cilin shihet se si 20 raketa e godasin bazën ushtarake Nevatim në Izraelin jugor dhe tre në bazën Tel Nof në pjesën qendrore të vendit.

Në disa video të tjera mund të shihet se së paku dy raketa ranë në afërsi të selisë së agjencisë izraelite të zbulimit Mosad në Glilot, lajmërojnë mediumet izraelite.

Ushtria izraelite të mërkurën konfirmoi se disa baza ajrore janë goditur nga një numër i madh i raketave balistike iraniane natën e kalaur, por theksoi se nuk ka dëm në funksionimin e forcave ajrore izraelite. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR