E majta franceze parashtroi votim për mosbesim të qeverisë së kryeministrit Barnie
- Fronti i ri popullor francez kërkoi votim të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeminsitrit Mishel Barnie. Megjithatë, nisma e koalicionit majtist ka pak gjasa për sukses. Për ta bërë këtë, ai duhet të mbështetet nga e djathta ekstreme - diçka që ka pak mundësi, lajmëruan mediumet franceze.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:52, 4 tetor, 2024
Paris, 4 tetor 2024 (MIA) - Fronti i ri popullor francez kërkoi votim të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeminsitrit Mishel Barnie. Megjithatë, nisma e koalicionit majtist ka pak gjasa për sukses. Për ta bërë këtë, ai duhet të mbështetet nga e djathta ekstreme - diçka që ka pak mundësi, lajmëruan mediumet franceze.
Presidenti Emanuel Makron e emëroi barnien për kryeminsitër muajin e kaluar, pasi që zgjedhjet parlamentare të verës çuan drejt parlamentit të fragmentuar. Edhe pse koalicioni majtist fitoi më së shumti vota, nuk arriti të sigurojë shumicën absolute.
Kabineti është para detyrës së rëndë për të marrë miratim nga parlamenti për buxhetin shtetëror, i cili parasheh deficit më të vogël.
"Ekzistimi i kësaj qeverie në përbërjen e saj dhe në kahjen e saj është mohim i rezultatit nga zgjedhjet e fundit parlamentare", thuhet në propozimin për votim të mosbesimit.
Deputetët majtistë tha se Makron duhej të kishte emëruar kryeministër nga radhët e tyre dhe theksuan se buxheti për vitin eardhshëm financiar do të jetë "më ekonomiku në 25 vitet e fundit". ab/